Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Siç bën të ditur zyra për media e tij, gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, ai do të zhvillojë takime…
Lajme
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Siç bën të ditur zyra për media e tij, gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, ai do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.