U vra dhe u gropos në mënyrë mizore- nis seanca në rastin e Bekim Varit në Ferizaj

Në sallën e gjykatës së Gjykata Themelore në Ferizaj është nisur seanca për rastin e vrasjes së 38-vjeçarit Bekim Vari nga fshati Pleshinë e Ulët i Ferizajt. Vari rezulton të jetë larguar nga banesa më 22 janar 2025, dhe u raportua i zhdukur më 29 janar. Sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është…

Lajme

28/10/2025 10:32

Në sallën e gjykatës së Gjykata Themelore në Ferizaj është nisur seanca për rastin e vrasjes së 38-vjeçarit Bekim Vari nga fshati Pleshinë e Ulët i Ferizajt.

Vari rezulton të jetë larguar nga banesa më 22 janar 2025, dhe u raportua i zhdukur më 29 janar.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është privuar nga jeta në mënyrë mizore me datë 23 janar 2025 në një zonë malore të fshatit Manastirc, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë”.

I dyshari për këtë rast është Leutrim Fejza.