Krasniqi: Qëndrimet e Kurtit ndaj NISMA-s kanë qenë jo serioze që nga fillimi

Arbreshë Krasniqi, deputete e NISMA-s, ka thënë se qëndrimet e Albin Kurtit që nga fillimi kanë qenë jo serioze në raport me subjektin e saj politik. Ajo ka shtuar se edhe deklarimi i sotëm i Kurtit është një vazhdim i joseriozitetit të tij në raport me NISMA-n. “Ne konsiderojmë që z. Kurti është dashur që…

Lajme

27/10/2025 23:03

Arbreshë Krasniqi, deputete e NISMA-s, ka thënë se qëndrimet e Albin Kurtit që nga fillimi kanë qenë jo serioze në raport me subjektin e saj politik.

Ajo ka shtuar se edhe deklarimi i sotëm i Kurtit është një vazhdim i joseriozitetit të tij në raport me NISMA-n.

“Ne konsiderojmë që z. Kurti është dashur që situatën ta vlerësojë seriozisht. Është dashur të ketë trajtim më të dinjitetshëm ndaj NISMA-s dhe ndaj z. Limaj, sepse të dhënit e mundësisë për të bashkëpunuar me NISMA-n, z. Limaj e ka pasur në mënyrën më të sinqertë. Mendoj që kërkesa e NISMA-s ka qenë shumë e thjeshtë dhe shumë e vogël në raport me atë që ka mundur edhe të kërkojë”, ka thënë ajo në një linjë direkte në Debat Plus.

Ajo ka folur edhe për takimin e sotëm të Fatmir Limajt me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se ky takim nuk është i pazakontë.

“Është një prej takimeve të vazhdueshme, edhe si takim pune, por që në detaje nuk jam e informuar se çka është diskutuar”, ka deklaruar Krasniqi.