Nuk iu votua Qeveria, Kurti: Nuk ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot konferencë për media pasi dje nuk është votuar Qeveria Kurti 3 të cilën e ka propozuar ai. Ai ka thënë se ai dhe VV janë të interesuar të angazhohen për të zhvilluar shtetin e jo ta mbajnë pushtetin, ndërkaq ka parë zgjidhje zgjedhjet. “Para çdo…

Lajme

27/10/2025 17:26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot konferencë për media pasi dje nuk është votuar Qeveria Kurti 3 të cilën e ka propozuar ai.

Ai ka thënë se ai dhe VV janë të interesuar të angazhohen për të zhvilluar shtetin e jo ta mbajnë pushtetin, ndërkaq ka parë zgjidhje zgjedhjet.

“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi natyrisht siç e pamë dje nuk ka rrugë tjetër se ajo drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë, jemi përpjekur që obligim tonë ta kryejmë me kohë edhe kur kemi votuar menjëherë komisionin për verifikimin e mandateve, edhe kur kemi propozuar menjëherë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun edhe kur kemi propozuar menjëherë metodën e votimit të fshehtë edhe kur e kemi zëvendësuar menjëherë Albulena Haxhiun me kandidat të tjerë derisa u votua Dimal Basha. LVV më pas ia ka dërguar presidentes nominimin tim menjëherë për të filluar me përpjekjet për zgjedhjen e qeverisë. Kur janë afruar afatet ne nuk kemi hezituar asnjëherë. Por, tash ndërkohë kemi hyrë në muajin e 8-të të vitit të pestë të mandatit tonë të plotë 4 vjeçar. Nuk e kemi menduar se do të ndodh por dita e djeshme vetëm sa e zgjat këtë”, ka thënë Kurti. Lajmi.net/