Osmani kujton Ukë Bytyçin: Si bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, ai dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukë Bytyçin në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Ajo ka thënë se Bytyçi, si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ka dhënë gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit “Ukë Bytyçi ishte një nga figurat më të shquara të Suharekës…

Lajme

27/10/2025 17:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukë Bytyçin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo ka thënë se Bytyçi, si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ka dhënë gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

“Ukë Bytyçi ishte një nga figurat më të shquara të Suharekës dhe një atdhetar i palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Guximi, urtësia dhe vendosmëria e tij e bënë një lider të besueshëm dhe vizionar, por jeta e tij u ndërpre para kohe, duke lënë bosh një angazhim të jashtëzakonshëm për Suharekën e për gjithë Kosovën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”, ka shkruar Presidenca e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: