Kapen cigare dhe pije energjike të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar, se gjatë kontrollit të detajuar në pikën kufitare në Vërmicë, kanë zbuluar mall të padeklaruar që dyshohet se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale (DPI). Gjatë kontrollit janë gjetur 2000 copë cigare të markës “Marbloro Gold” dhe 240 copë pije energjike “Red Bull”, shkruan lajmi.net. “Pala nuk kishte deklaruar mallin…

Lajme

27/10/2025 14:46

Dogana e Kosovës ka njoftuar, se gjatë kontrollit të detajuar në pikën kufitare në Vërmicë, kanë zbuluar mall të padeklaruar që dyshohet se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale (DPI).

Gjatë kontrollit janë gjetur 2000 copë cigare të markës “Marbloro Gold” dhe 240 copë pije energjike “Red Bull”, shkruan lajmi.net.

“Pala nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në pikëkalim, duke shkaktuar kështu kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, është ndërmarrë masa e konfiskimit të mallit dhe të mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, në parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: