VV krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Musliu: Krahasim i ulët, i rrezikshëm dhe i pavërtetë – PDK mbetet shtylla e shtetit të Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi dje VV ka krahasuar PDK-në dhe partitë e tjera që votuan kundër formimit të Qeverisë Kurti 3, me Listën Serbe. Ajo ka thënë se krahasimi që VV i bënë PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm i pavërtetë dhe thellësisht…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi dje VV ka krahasuar PDK-në dhe partitë e tjera që votuan kundër formimit të Qeverisë Kurti 3, me Listën Serbe.
Ajo ka thënë se krahasimi që VV i bënë PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës.
Musliu ka thënë se krahasimi i PDK-së me ata që e mohojnë Republikën e Kosovës, është turp dhe mashtrim politik, shkruan lajmi.net.
“Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta. PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka thënë se dje VV ka marrë atë që ka mbjell.
“Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, ka shtuar Musliu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: