Gati për festën e HALLOWEEN në GiFi?
Festa e natës më të frikshme të vitit po afrohet, dhe GiFi është gati ta shndërrojë në një përvojë magjike për të gjithë fëmijët! Në ambientet e dyqaneve të GiFi do të mbretërojë një atmosferë festive, plot ngjyra, muzikë dhe argëtim — një ditë e veçantë për klientët tanë të vegjël dhe familjet e tyre.…
Lajme
Festa e natës më të frikshme të vitit po afrohet, dhe GiFi është gati ta shndërrojë në një përvojë magjike për të gjithë fëmijët!
Në ambientet e dyqaneve të GiFi do të mbretërojë një atmosferë festive, plot ngjyra, muzikë dhe argëtim — një ditë e veçantë për klientët tanë të vegjël dhe familjet e tyre.
👻 Fëmijët ftohen të marrin pjesë të veshur me kostume të frikshme e mistike, për të shijuar momente të paharrueshme në frymën e festës së Shtrigave.
Gjatë eventit, të vegjlit do të kenë mundësi të përjetojnë shumë aktivitete kreative dhe plot fantazi, si:
🎭 Gara për kostumin më të frikshëm
🎼 Muzikë për fëmijë dhe atmosferë festive
🎭 Maskota dhe Palaço që do t’i argëtojnë të gjithë
🎨 Ngjyrosje kreative
🎨 Facepainting falas për të gjithë pjesëmarrësit
📅 Aktivitetet do të mbahen sipas orarit:
📍 Prishtina Mall – 18:30 – 20:30
📍 Fushë Kosovë – 16:00 – 18:00
📍 Galeria Mall, Prizren – 15:00 – 17:00
Por festa nuk ndalet këtu! 🎁
Prindërit dhe vizitorët mund të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë blerje me ofertat e shumta të GiFi, me artikuj të rinj sezonalë, dekorime për Halloween dhe aksesorë për shtëpi që sjellin ide gjeniale për çdo ambient.
🎃 Ejani të festojmë së bashku në një ditë plot gëzim, kreativitet dhe befasi!
❤️ GiFi – Ide gjeniale
