Selimi: ‘Opozita’ i ka 52 vota shqiptare i duhen vetëm 9 të pakicave për ta bërë qeverinë, por disponimi është për zgjedhje
Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke komentuar situatën politike në vend, analizon se opozita mund të krijojë një qeveri “teknikisht të mundur”. Selimi në rrjetin “X”, shkruan se ish-opozita, ka 52 vota të deputetëve shqiptarë dhe i nevojitën 9 nga 11 votat e pakicave joserbe, plus Rashiqit. Megjithatë, ai vlerëson se…
Lajme
Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke komentuar situatën politike në vend, analizon se opozita mund të krijojë një qeveri “teknikisht të mundur”.
Selimi në rrjetin “X”, shkruan se ish-opozita, ka 52 vota të deputetëve shqiptarë dhe i nevojitën 9 nga 11 votat e pakicave joserbe, plus Rashiqit.
Megjithatë, ai vlerëson se atmosfera është për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nëse ish-opozita e Kosovës përpiqet të formojë një qeveri, ajo mund të mbështetet në deri në 52 deputetë shqiptarë, duke pasur nevojë vetëm për 9 nga 11 votat e pakicave (jo-serbë + Rashiq). Teknikisht e realizueshme, por atmosfera është për zgjedhje të parakohshme, pasi LDK ishte e qartë se nuk e favorizon një koalicion kaq të madh për momentin.