Maliqi: Ky element konfirmon arsyen pse Kurti në shkurt e ka humbur shumicën dhe pse ka marrë teposhtëzen

Analisti Agon Maliqi thotë se “të argumentosh në një demokraci se “partitë e tjera i kanë fajet sepse s’po ma votojnë qeverinë” – pasi jo vetëm se nuk e ke shfrytëzuar me muaj të tërë mundësinë për të negociuar koalicion, por aktivisht i ke poshtëruar dhe fyer kundërshtarët – kjo është një qasje jo thjesht…

Lajme

26/10/2025 18:41

Analisti Agon Maliqi thotë se “të argumentosh në një demokraci se “partitë e tjera i kanë fajet sepse s’po ma votojnë qeverinë” – pasi jo vetëm se nuk e ke shfrytëzuar me muaj të tërë mundësinë për të negociuar koalicion, por aktivisht i ke poshtëruar dhe fyer kundërshtarët – kjo është një qasje jo thjesht e çuditshme, por skajshmërisht absurde dhe madje edhe satirike”.

“Larg qoftë me i shku njeriut mendja se njerëzit kanë votuar për ato parti, e jo për të, dhe se kanë pasur arsye legjitime. Ky nivel i arrogancës dhe i përçmimit ndaj demokracisë është i përmasave epike dhe tregues i mendësisë totalitare. Ai thjesht e konfirmon arsyen pse Kurti në shkurt e ka humbur shumicën dhe pse tashmë e ka marrë teposhtëzen (me shumë gjasë) pa kthim!”, është shprehur ai.