Çitaku për Kurtin: Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë, por sot koha e arrogancës po mbaron
Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për Albin Kurtin dhe dështimin për të formuar Qeverinë Kurti 3, pasi nuk i mori 61 vota për sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim ndërsa sipas saj ka tentuar…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për Albin Kurtin dhe dështimin për të formuar Qeverinë Kurti 3, pasi nuk i mori 61 vota për sot në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim ndërsa sipas saj ka tentuar të sundoj sepse nuk ka ditur të qeverisë.
“Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar. Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.” Por koha e arrogancës po mbaron”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin ndërsa tendencat totalitare u panë menjëherë.
“Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: