Behrami: Albin Kurti sot u dorëzuar – Dielli po lind përsëri

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar për Albin Kurtin pasi ka dështuar formimi i Qeverisë Kurti 3. Ai ka thënë për Kurtin se tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike ndërsa ka thënë se ai sot u dorëzua. “Sot filloi pikëpërmbysja e…

Lajme

26/10/2025 18:20

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar për Albin Kurtin pasi ka dështuar formimi i Qeverisë Kurti 3.

Ai ka thënë për Kurtin se tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike ndërsa ka thënë se ai sot u dorëzua.

“Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur! Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit. Ky mur ka filluar të shembet! Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur! Por, dielli po lind përsëri!”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: