Kurti tentoi të rikthen Ministrinë e Energjisë

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mandatari për formimin e Qeverisë Kurti 3, Albin Kurti sot ka paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Kurti sot tentoi të rikthej pas 14 vitesh Ministrinë e Energjisë, ku prezantojë kabinetin e ardhshëm. Albin Kurti propozoj Artane Rizvanollin për ministre të Energjisë, e cila aktualisht është ministre në…

Lajme

26/10/2025 16:11

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mandatari për formimin e Qeverisë Kurti 3, Albin Kurti sot ka paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Kurti sot tentoi të rikthej pas 14 vitesh Ministrinë e Energjisë, ku prezantojë kabinetin e ardhshëm.

Albin Kurti propozoj Artane Rizvanollin për ministre të Energjisë, e cila aktualisht është ministre në detyrë e Ekonomisë.

Ministria e Energjisë dhe Minierave është integruar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik gjatë vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës në atë kohë ka ndërmarrë një proces të ristrukturimit të ministrive për të optimizuar funksionimin e administratës shtetërore.

Kujtojmë se ish-ministra të Energjisë dhe Minierave kanë qenë Ethem Çeku (2006-2008) dhe Justina shiroka Pula (2008-2011), pastaj ish-ministra të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj (2011-2013), Blerand Stavileci, Fadil Ismajli e Valdrin Lluka.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti 2, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ishte integruar në Ministri të Ekonomisë, e cila është drejtuar nga Artane Rizvanolli.

Megjithatë, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme. Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk arriti të krijoj shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, të nevojshme për të formuar Qeverinë Kurti 3. Për Qeverinë Kurti 3 ishin 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,

Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damka – Zëvëndëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal