Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se në fillim të muajit tetor, ajo dha dëshmi në Prokurori për atë që e quan ajo, mafi energjetike. “Ka një lajm të mirë: Çështja e…
Lajme
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se në fillim të muajit tetor, ajo dha dëshmi në Prokurori për atë që e quan ajo, mafi energjetike.
“Ka një lajm të mirë: Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!”, ka shkruar deputetja.
Mes tjerash, rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami e quan dhuratë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?”.
“Mos harroni kurrë: Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset. Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”, ka përfunduar ajo.