Trump tallet hapur me Putinin pas reagimit për sanksione: E shohim pas 6 muajsh..

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikan ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil. Putin e kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk…

Bota

24/10/2025 11:15

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikan ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Putin e kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje.

I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, me një ton sarkastik, ai tha: “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.

Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.