Një grua sulmohet nga bashkëshorti i saj në Drenas, policia jep detaje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Drenas. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, një grua kosovare ka deklaruar se është goditur nga një mashkull kosovar, i dyshuar si bashkëshorti i saj. Autoritetet kanë njoftuar se prokurori është informuar për rastin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në përputhje…

Lajme

24/10/2025 09:24

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Drenas. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, një grua kosovare ka deklaruar se është goditur nga një mashkull kosovar, i dyshuar si bashkëshorti i saj.

Autoritetet kanë njoftuar se prokurori është informuar për rastin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me procedurat për raste të dhunës në familje.

“Gllogovc 23.10.2025-23:10. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është goditur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia apelon tek qytetarët që çdo formë e dhunës në familje të raportohen menjëherë në institucionet kompetente, duke kujtuar se mbrojtja e viktimave është prioritet.