Fero i kërkon falje Arbenitës për fjalët që i ka thënë: U bë një vit qe nuk e kam parë vajzën
Reperi i njohur Fero ka folur sërish për jetën e tij private, për dramën me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ai ka deklaruar se kanë kaluar një vit që nuk e ka parë vajzën e tij Ninën.Për një temë,…
ShowBiz
Reperi i njohur Fero ka folur sërish për jetën e tij private, për dramën me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës.
I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ai ka deklaruar se kanë kaluar një vit që nuk e ka parë vajzën e tij Ninën.Për një temë, e cila ka bërë bujë shumë në medie, përfshirë edhe thirrjen e tij për të kërkuar ndihmë nga institucionet, Fero riktheu sërish vëmendjen tek kjo tematikë dhe gjithashtu për t’i dhënë zë kërkesës së tij.
Ai deklaroi se gjendja e tij emocionale kishte bërë që ai të shpërthente në atë mënyrë ndaj ish-bashkëshortes së tij, por se i kërkoi falje.
“Dhe njerëzit e dinë qe unë kam fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate qe nuk e ke pa vajzën, ndihesh keq emocionalisht dhe ne atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë diçka te pahijshme dhe i kërkoj falje nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia…. edhe u bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.
Ai pohon se vendimi i gjykatës për procesin e takimit nuk ishte respektuar asnjëherë.
“Sipas vendimit të gjykatës, [unë kisha të drejtë ta takoja] në javën e parë dhe javën e tretë, katër ditë në muaj edhe ky vendim [paraprak] nuk është respektuar asnjëherë fatkeqësisht. Dhe gjithmonë kam kërkuar përgjigje. Çdo ditë i kam dërguar e-maila prokurorisë, ministrisë së drejtësisë, me një kërkesë për me e taku vajzën”, ka potencuar mes tjerash reperi.