Britani e Madhe arrestohen tre të dyshuar për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Mbretëri e Bashkuar, arrestohen tre persona dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës Tre burra, të moshës 44, 45 dhe 48 vjeç, u arrestuan të enjten në mëngjes në pjesën perëndimore dhe qendrore të Londrës, nën dyshimin se kishin ndihmuar një shërbim të inteligjencës ruse, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për sigurinë…

Bota

23/10/2025 16:50

Mbretëri e Bashkuar, arrestohen tre persona dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Tre burra, të moshës 44, 45 dhe 48 vjeç, u arrestuan të enjten në mëngjes në pjesën perëndimore dhe qendrore të Londrës, nën dyshimin se kishin ndihmuar një shërbim të inteligjencës ruse, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare, tha policia, sipas The Guardian.

Ata u mbajtën sipas nenit 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare, bëri të ditur Policia Metropolitane, ndërsa vazhduan kontrollet në adresat ku u ndaluan, si dhe në një vend tjetër në perëndim të Londrës.

Shtetësia e burrave nuk u bë publike, por drejtuesi i komandës kundër-terrorizmit të Met-it tha se të akuzuarit dyshohen se kanë vepruar si përfaqësues të njërit prej shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.

Komandanti Dominic Murphy, kreu i policisë kundër-terrorizmit në Londër, tha:

“Po shohim një numër gjithnjë e më të madh personash që ne i përshkruajmë si ‘prokurë’ të rekrutuar nga shërbimet e huaja të inteligjencës, dhe këto arrestime lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet tona të vazhdueshme për të penguar këtë lloj aktiviteti. Kushdo që mund të kontaktohet dhe të tundohet të kryejë veprimtari kriminale në emër të një shteti të huaj këtu në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të mendojë dy herë. Kjo lloj veprimtarie do të hetohet dhe kushdo që gjendet i përfshirë mund të presë të ndiqet penalisht, dhe ka pasoja shumë serioze për ata që shpallen fajtorë”.