Deputetja e PDK-së: Nuk kemi marrëveshje me VV-në

Arbnore Slihu deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re midis PDK-së dhe LDK-së. Ajo tha se PDK që nga fillimi ka qenë e qartë se nuk do të ketë bashkëpunime për formimin e Qeverisë. PDK-ja nga fillimi ka qenë…

Lajme

23/10/2025 13:53

Arbnore Slihu deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re midis PDK-së dhe LDK-së.

Ajo tha se PDK që nga fillimi ka qenë e qartë se nuk do të ketë bashkëpunime për formimin e Qeverisë.

PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë, dhe dua të kthehet prapë tek ajo që thash, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetet të shihet, por nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën’’, tha Salihu.

Tutje ajo i është i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se partitë e ish-opozitës nuk kanë vullnet për formimin e Qeverisë, ndërsa tha se Kurti e ka obligim që si i mandatuar të krijojë shumicën parlamentare. Por, sipas saj, shumica parlamentare nuk mund të arrihet pa pasur një marrëveshje politike.

“Ne e dimë që sipas Kushtetutës e drejta i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe ta formojë Qeverinë. Obligimi i vërtetë është që kandidati i propozuar ta gjejë shumicën në Kuvend, sepse pa shumicë nuk mund të formohet Qeveria. Nëse Albin Kurti nuk mund ta gjejë shumicën në Kuvend prej 61 votash, atëherë ai nuk mund të fajësojë partitë e tjera për bllokim, sepse faji është tek Albin Kurit. Ai duhet ta mësojë njëherë e mirë se cila është dhe çka është demokracia parlamentare. Qeveria nuk formohet pa arrit marrëveshje politike dhe pa e pasur shumicën në Kuvend. Albin Kurti siç duket është mësuar të viktimizohet dhe me i fajësu të tjerët. Kurti ka ardh në pushtet duke u viktimizuar dhe besoj se do të përshëndetet me pushtetin në këtë formë”, tha Salihu ndër të tjera.