Mbyllja e qeverisë amerikane hyn në ditën e 22-të, bëhet ndër më të gjatat në histori

Mbyllja e qeverisë amerikane, që tashmë ka hyrë në ditën e saj të 22-të, është bërë një nga më të gjatat në historinë e vendit, pasi vazhdon bllokada mes republikanëve dhe demokratëve për çështjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor. Me presidentin Donald Trump që pritet të nisë më vonë gjatë kësaj jave një turne në…

Bota

22/10/2025 14:48

Mbyllja e qeverisë amerikane, që tashmë ka hyrë në ditën e saj të 22-të, është bërë një nga më të gjatat në historinë e vendit, pasi vazhdon bllokada mes republikanëve dhe demokratëve për çështjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor.

Me presidentin Donald Trump që pritet të nisë më vonë gjatë kësaj jave një turne në Azi, ligjvënësit dhe ndihmësit në Kongres paralajmërojnë se ekziston një mundësi reale që pezullimi i funksionimit të qeverisë të zgjasë deri në nëntor, duke e kaluar kështu rekordin prej 35 ditësh gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe senatorëve republikanë duket se ka forcuar pozicionin e partisë në pushtet për të mos pranuar asnjë negociatë me demokratët.

Demokratët si kusht për rihapjen e qeverisë kërkojnë miratimin e ndihmës për 22 milionë amerikanë që do të përballen me rritje të çmimeve të sigurimeve shëndetësore në janar.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë: Nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit të tyre,, deklaroi Trump.