Kurti e “qorton” militantin e VV-së që i tha “ti je king” në Londër: “King është Çarlesi III, unë jam kryeministër në detyrë”
Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me mërgimtarë në Londër solli një situatë qesharake. Një nga mërgimtarët iu drejtuar Kurtit me gjuhë militanti: “ti je king”, transmeton lajmi.net. Kurti iu kundërpërgjigj me një “qortim” të butë atij duke i thënë se “King është Çarlesi III”. Më poshtë e keni bashkëbisedimin e plotë: Kurti: Ju e…

Lajme
Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me mërgimtarë në Londër solli një situatë qesharake.
Një nga mërgimtarët iu drejtuar Kurtit me gjuhë militanti: “ti je king”, transmeton lajmi.net.
Kurti iu kundërpërgjigj me një “qortim” të butë atij duke i thënë se “King është Çarlesi III”.
Më poshtë e keni bashkëbisedimin e plotë:
Kurti: Ju e dini, kjo shprehja qysh është për këto koalicionet në perëndim, thojnë: kingmejker.
Mërgimtari: O ti je king.
Kurti: King është Çarlsi III, unë jam kryeministër në detyrë.
Mërgimtari: Ti je mbret i shqiptare./lajmi.net/