Ndërpritet rryma në QKUK, shërbimet kryesore vazhdojnë pa ndërprerje
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike. Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së. Derisa kanë thënë se menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht,…

Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot, rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike.
Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së.
Derisa kanë thënë se menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment.
“Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik.”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /lajmi.net/