Aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë – tre persona të lënduar
Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 11:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku…

Lajme
Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 11:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana për lajmi.net
Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre për momentin nuk raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/