Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për qeverinë

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku tha se të gjitha partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për ta bërë qeverinë, duke shtuar se ka “luftë të paskrupulltë për pushtet”. Sipas Çollakut, kjo është hera e vetme kur ka paqartësi të këtij niveli, pasi asnjëri nga aktorët kryesorë nuk kanë mirëbesim. “Abdixhiku tha…

Lajme

21/10/2025 10:02

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku tha se të gjitha partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për ta bërë qeverinë, duke shtuar se ka “luftë të paskrupulltë për pushtet”.

Sipas Çollakut, kjo është hera e vetme kur ka paqartësi të këtij niveli, pasi asnjëri nga aktorët kryesorë nuk kanë mirëbesim.

“Abdixhiku tha se në nivelin lokal nuk kanë vija të kuqe me askënd. Dhe ajo deklaratë bie në kundërshti të plotë me deklaratën e sotme. Sepse tani del vetë kryetari që janë kundër atij koalicioni dhe thotë se nuk ka pasur dijeni. Nga përvoja ime është e pamundur që një lider të mos jetë në dijeni”, tha Çollaku në klan kosova.

Më tej ai u shpreh se “Ngritën shumë pikëpyetje nëse Abdixhiku apo LDK-ja po luajnë lojë të dyfishtë, kush është i përfshirë në negociatat e fshehta që janë duke u zhvilluar për bërjen e koalicionit tani dhe jo në zgjedhjet e jashtëzakonshme”.