Vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”
Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” do të vazhdojë edhe sot. Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me fillim nga ora 09:30. Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023…

Lajme
Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” do të vazhdojë edhe sot.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me fillim nga ora 09:30.
Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.