Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të mërkurën me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka udhëtuar sonte drejt Londrës. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…

Lajme

20/10/2025 20:14

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të mërkurën me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka udhëtuar sonte drejt Londrës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë, thuhet në komunikata të ndara nga Qeveria britanike dhe ajo gjermane.

“Qëllimi i Samitit është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrim më të ngushtë me Evropën në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.