Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshje koalicioni në garën e balotazhit për komunën e Fushë Kosovës. Kandidatja Vildane Latifi, u rreshtua përkrah Valon Prebrezës së VV-së.   E duarshtrëngimi mes tyre, u pa si një “sinjal” për nisje të bashkëpunimit edhe për pushtetin qendror, pavarësisht kacafytjeve mes…

Lajme

20/10/2025 19:21

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshje koalicioni në garën e balotazhit për komunën e Fushë Kosovës.

Kandidatja Vildane Latifi, u rreshtua përkrah Valon Prebrezës së VV-së.

 

E duarshtrëngimi mes tyre, u pa si një “sinjal” për nisje të bashkëpunimit edhe për pushtetin qendror, pavarësisht kacafytjeve mes liderëve të subjekteve Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.

Kjo temë me rëndësi të veçantë u diskutua me anëtarin e AAK-së, Haki Abazin.

 

 

Abazi tha në Klan Kosova se është VV-ja ajo që i ka trokitur në derë AAK-së.

Ai theksoi se nëse Kurti do t’i jepte Haradinajt postin e kryeministrit, nuk e di se çfarë vendimi do ta merrte kryesia, edhe pse vet është kundër vazhdimit të çfarëdo raporti me LVV-në.

“Jo nuk jemi zbutur karshi VV-së. Ta them hapur, ajo ka qenë një trokitje në derë prej Vetëvendosjes dhe fuqia e AAK-së është ajo çfarë është tregu. Kryetarja zonja Vildane e ka treguar anën pragmatike të saj, që të përfaqësohet ai zë, ata qytetarë që kanë votuar”, deklaroi Abazi.