Ferit Idrizi thotë se Xhafer Tahiri lidhi koalicion “krye n’vete” me VV-në, e jo LDK-ja: Unë kam koalicion me qytetarët, s’shqetësohem fare
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar sot koalicionin e tyre në komunën e Vushtrrisë. Dy kandidatët e këtyre partive për Komunën e Vushtrrisë nënshkruan sot koalicionin e arritur paszgjedhor në prani të Albin Kurtit, si lider i Vetëvendosjes. Por është pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës që përmes një reagimi në Facebook ka…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar sot koalicionin e tyre në komunën e Vushtrrisë.
Dy kandidatët e këtyre partive për Komunën e Vushtrrisë nënshkruan sot koalicionin e arritur paszgjedhor në prani të Albin Kurtit, si lider i Vetëvendosjes.
Por është pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës që përmes një reagimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk e kanë autorizuar një koalicion të tillë dhe se sipas tyre do të duhej trajtim procedural.
Veprimet e Xhafer Tahirit për të lidhur koalicion me VV-në, LDK ka thënë se janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse. Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thuhet në reagim.
E pas kësaj ,lajmi.net ka kontaktuar kandidatin e PDK-së në këtë komunë, Ferit Idrizi.
Idrizi ndër të tjerash theksoi se tanimë është bërë publike qëndrimi i LDK-së që është kundër këtij koalicioni derisa tha se ka pakënaqësi edhe tek kandidatët për Asamble nga radhët e kësaj partie në Vushtrri.
Idrizi u deklarua i sigurtë në fitoren e tij pasi tha se ai ka koalicion me qytetarët.
“Mas pari që ky koalicion s’po del që është në mes të VV-së dhe në LDK-së në bazë .Ky koalicion doli të jetë në mes Xhafer Tahirit si individë pasi ka pakënaqësi edhe nga dega e LDK-së këtu dhe në mes të VV-së. Sa i përket anës sime, çdo koalicion që bëhet në mes subjekteve politike është demokratike absolutisht në rregull është. Tash po shkojmë drejt finales e balotazhit, koalicionet janë normale s’më shqetësojnë aspak se unë kam koalicion me qytetarët e Vushtrrisë dhe do ta mbajë atë koalicion”,deklaroi Ferit Idrizi.
Ai gjithashtu deklaroi se për katër vite dera e tij e telefoni i tij ka qenë i hapur për qytetarët.
“Ky është qëndrimi dhe parimi im që do të rrugëtojë edhe në balotazh. Në qoftë se unë bëhem në koalicion me qytetarët pa dallim as ky koalicion dhe asnjë koalicion nuk ma rrezikon këtë”,shtoi ai.
“Këtu ka pakënaqësi në degë të LDK-së sepse nuk janë pyet kandidatët edhe pse s’është e imja me i komentu po-po kam dëgju se ka pakënaqësi të mëdha brenda degës së LDK-së pasi s’janë pyet e është dashur të pyesin 34 kandidatët që kanë kandidu e kryesinë”, tha Ferit Idrizi.
Ndryshe PDK më 12 tetor në Vushtrri mori 38.32%, kurse Sylejman Meholli nga VV mori 26.10%, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK-ja mori 21.36%./Lajmi.net/