LDK prin me më së shumti vota të diasporës në Rahovec

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, i pari me vota të diasporës qëndron Burim Krasniqi i LDK-së me 34.92%, derisa i dyti është Smajl Latifi me 30.48%, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit, udhëheq Latifi me 37.28%,…

Lajme

19/10/2025 15:25

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, i pari me vota të diasporës qëndron Burim Krasniqi i LDK-së me 34.92%, derisa i dyti është Smajl Latifi me 30.48%, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit, udhëheq Latifi me 37.28%, derisa pas tij radhitet Ali Dula i VV-së me 23.92%.