Numërohen 50% e votave të diasporës në Fushë Kosovë

Janë numëruar 50 për qind e votave me postë në komunën e Fushë Kosovës. Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48.94% të votave, derisa Besnik Osmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka grumbulluar 39.36%. Edhe nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prebreza udhëheq në Fushë Kosovë me 45.14%, derisa Osmani radhitet i…

Lajme

19/10/2025 14:14

Janë numëruar 50 për qind e votave me postë në komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48.94% të votave, derisa Besnik Osmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka grumbulluar 39.36%.

Edhe nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prebreza udhëheq në Fushë Kosovë me 45.14%, derisa Osmani radhitet i dyti me 36.62%.