​Bashkëshortja e Rexhep Selimit i bashkohet protestës së motoristëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht bashkëshortja e Rexhep Selimit, u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Selimi ka shënuar në profilin e saj se “jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa,…

Lajme

19/10/2025 13:52

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht bashkëshortja e Rexhep Selimit, u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Selimi ka shënuar në profilin e saj se “jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa, dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkruan me krenari për UÇK-në”.

“Jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkuan me krenari për UÇK”, ka thënë Selimi.

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi gjithashtu ka publikuar edhe disa foto ku shihet mes motoristëve duke marshuar.

Pwrndryshe, ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.

Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj kishte treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për në Hagë për të marshuar për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, kishin mbërritur afër Hagës.

Haradinaj tutje ka thënë se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve.

“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë…! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”… Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej…!”, ka thënë Haradinaj.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./kp