Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste, vdes një person në Podujevë
Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa dyshohet se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur me karrocë të tij, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Policia ka bërë të ditur se vdekja e viktimës u konfirmua në emergjencë. “Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa…

Lajme
Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa dyshohet se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur me karrocë të tij, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se vdekja e viktimës u konfirmua në emergjencë.
“Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.