Protestat pro UÇK-së, Zyberaj: Të formulojmë kërkesa të qarta – Gjykata është kompromentuar
Ish-eprori i UÇK-së, Bedri Zyberaj, tha se protesta e sotme në Tiranë, në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte entuziazëm të madh, megjithëse shtoi se ka pritur të ishte më masovike. Zyberaj thotë se tri protestat e deritanishme pro UÇK-së, nuk përcollën kërkesa të qarta. “Kjo protestë ka përcjellë një mesazh, por që për…

Lajme
Ish-eprori i UÇK-së, Bedri Zyberaj, tha se protesta e sotme në Tiranë, në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte entuziazëm të madh, megjithëse shtoi se ka pritur të ishte më masovike.
Zyberaj thotë se tri protestat e deritanishme pro UÇK-së, nuk përcollën kërkesa të qarta.
“Kjo protestë ka përcjellë një mesazh, por që për mendimin tim, si protestat e mëparshme, në Prishtinë dhe në Hagë, disi mesazhet përcillen vetëm për institucionet tonë të brendshme, sepse më duket sikur kërkesat nuk janë të qarta dhe të artikuluara se çfarë po kërkohet”, u shpreh ai.
“Konsideroj që të formulojmë dy-tri kërkesa të qarta dhe t’ia dërgojmë Dhomave të Specializuara, sepse duket që do të kemi të tjera [protesta]”, u shpreh tutje Zyberaj.
Sipas tij, trupi gjykues është palë me Prokurorinë, i cili thotë se ata ‘zhbirojnë më shumë se Prokuroria’.
“Kjo gjykatë është shmang nga fondamiliteti që është themeluar. Kjo gjykatë është komprometuar tej mase, dhe është krijuar një bindje se verdikti i saj nuk do të jetë i kënaqshëm ”, shtoi tutje ai në klankosova.