Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps

Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.Lidhur me për këtë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se po bëhet një lojë politike e cila po e çon Kosovën në kolaps. Madje sipas Ramadanit nëse vazhdohet në këtë…

Lajme

16/10/2025 13:39

Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.Lidhur me për këtë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se po bëhet një lojë politike e cila po e çon Kosovën në kolaps.

Madje sipas Ramadanit nëse vazhdohet në këtë situatë në një të ardhme të shkurt mund të rrezikohet edhe siguria kombëtare.

“Loja politike po e çon Kosovën në kolaps! Nëse eventualisht Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe, atëherë gjasat janë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në pranverë 2026. Kjo përputhet si periudhë kohore me përfundimin e mandatit të Presidentes aktuale. Pra, atëherë kur Kosova mund të mos ketë asnjë institucion qendror funksional.  Alarmi i hershëm (qysh në korrik) për rrezikun e Kolapsit të shtetit do të prekte ndërgjegje kombëtare – po të ekzistonte një e tillë tek krerët e shtetit!  Sot, pothuajse kemi kolaps brenda-institucional; Nesër, rrezikohemi nga kolapsi buxhetor; Pasnesër, rrezikohet siguria publike e kombëtare”, ka shkruar Ramadani.

Ndërkaq sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Po ashtu më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.