JLo nuk e paska njohur dashurinë e vërtetë
Jennifer Lopez ka folur me sinqeritet për jetën e saj sentimentale dhe marrëdhënien me dashurinë, gjatë një interviste në “SiriusXM’s Howard Stern Show” më 15 tetor. E pyetur nga moderatori nëse kishte përjetuar ndonjëherë “dashurinë e vërtetë”, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u ndal për një moment dhe u përgjigj me një “Jo”. “Kam dashur shumë…

ShowBiz
Jennifer Lopez ka folur me sinqeritet për jetën e saj sentimentale dhe marrëdhënien me dashurinë, gjatë një interviste në “SiriusXM’s Howard Stern Show” më 15 tetor.
E pyetur nga moderatori nëse kishte përjetuar ndonjëherë “dashurinë e vërtetë”, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u ndal për një moment dhe u përgjigj me një “Jo”.
“Kam dashur shumë njerëz dhe kam marrë gjithçka që mund të më ofronin, por në atë kohë nuk e doja veten,”, pranoi Lopez, duke shtuar se, ndonëse kishte marrë unaza, shtëpi dhe propozime martese, ajo e kuptoi me kalimin e kohës se rrënja e vështirësive të saj në marrëdhënie ishte mungesa e vetëdashurisë.
Ylli i muzikës dhe filmit theksoi se vetëm pasi mësoi të vlerësojë dhe të dojë veten, arriti të kuptojë çfarë do të thotë dashuria e vërtetë dhe çfarë kërkon ajo në një partner.