Hajdari e quan “zoti viktimë” Ramiz Lladrovcin: Nuk je kthyer në zyra të PDK-së, por në pronën e familjarit tënd

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me kthimin e djeshëm të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, në zyrat e PDK-së. Ai ka thënë se Lladrovci nuk është kthyer në zyrat e PDK-së, sepse zyrat e PDK-së sipas Hajdarit nuk janë aty. “Ai lokal…

Lajme

16/10/2025 12:42

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me kthimin e djeshëm të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, në zyrat e PDK-së.

Ai ka thënë se Lladrovci nuk është kthyer në zyrat e PDK-së, sepse zyrat e PDK-së sipas Hajdarit nuk janë aty.

“Ai lokal është pronë private e familjarit të vet. Atë ambient ai mund ta përdor për subjektin e vet politik e nëse do mund ta inkorporojë edhe Vetëvendosjen që i ndihmoi në zgjedhje, por ato zyre veç të PDK-së nuk janë”, ka shkruar Hajdari.

Ai ka thënë se e respektojnë verdiktin e qytetarit, dhe PDK është në opozitë në Drenas.

“Sjellja e tij prej arroganti mbrëmë në emisionin Pressing tregon që ai imazh prej viktime që e kultivoi gjatë fushatës me ndihmë të pashpjegueshme mediale, ishte veç farsa e një identiteti tjetër, atij të grabitçarit manipulant që është në gjendje të bëjë gjithçka për pak spektakël e pak pushtet. Jo më vonë se të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, si kundërkandidat e kam uruar për fitoren. Shko në zyrën e kryetarit dhe fillo punën për të cilën je votuar. Këto skena s’i kanë hije askujt, aq më pak demokracisë e edhe më pak Drenasit.  Qytetarët e panë dje që kanë votuar për dikë të cilit kur i bëhen pyetje që s’i pëlqejnë, në stilin e Albin Kurtit i kthehet gazetarëve me linçim. “I pitë”, “i paguar” e terma që s’i bëjnë nder askujt”, ka shkruar Hajdari.

Ai ka thënë se kontributi i tij për Drenasin është dhe do të jetë në çdo rrethanë, e që sipas tij nuk ka kurrfarë hatërmbetje me qytetarin e Drenasit, sepse siç ka thënë ai për dallim nga Lladrovci e do vendin pa kushte e jo nga pushteti.

“Nuk matet kontributi me “a ka pru libra”. Ku po e din a kam sjellë libra, kur s’e lexon asnjë? I zënë me “milunat”, nuk po di as të fitojë me dinjitet. Me çdo kusht përplasje, me çdo kusht viktimizim. PDK ka qenë e sinqertë prej fillimit me qytetarin. Ai nuk është PDK. Këtë nuk e ndërron rezultati zgjedhor. Ne kemi garuar për kryetar komune, jo për degën e PDK-së. Ajo që njerëzit si ai pa vetëdije politike nuk e kuptojnë, është që në demokraci, kur votohet për kryetar komune, nuk votohet edhe për mbret, edhe për mbretëreshë, edhe për kryetar dege, anëtar dege, e çka jo tjetër. Zgjedhjet kanë qenë veç për kryetar komune. Ta kemi uruar të gjithë. Nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë!”, ka shtuar Hajdari. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: