Padia e Pecit ndaj gazetarëve, Kajtazi: Ka me ju zbulu secilin, të inkurajoj me e bë padinë, mos u mjafto me status në Facebook
Gazetari Shkumbin Kajtazi ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga Faton peci i VV-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, shkruan periskopi. Kajtazi përmes një postimi në Facebook u shpreh se për të është nder me i sulmunjerëzit që hetohen nga Prokuroria Speciale për korrupsion, duke kërkuar nga Peci që padin ta çoi deri…

Lajme
Gazetari Shkumbin Kajtazi ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga Faton peci i VV-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, shkruan periskopi.
Kajtazi përmes një postimi në Facebook u shpreh se për të është nder me i sulmunjerëzit që hetohen nga Prokuroria Speciale për korrupsion, duke kërkuar nga Peci që padin ta çoi deri në fund e jo vetëm me një njoftim në Facebook.
Postimi i plotë:
HAHAHAHA. Nderi ma i madh i jetes tem eshte me me sulmu njerezit qe hetohen nga Prokuroria Speciale per korrupsion. Pra, njerezit qe duhet me i nderru shpesh telefonat se ua konfiskojne Prokuroria si te dyshuar, eshte keq me ta thur naj lavd, se me te padit e me te sha vec nder te bajne.

Zoterin Peci e inkurajoj ta beje padine, e jo te mjaftohet me nje status ne Facebook se “kam me ju padit”. Qishtu kercenojke edhe para do jave per maicen e shtrenjte, a une hala s’kam marre njoftim per padi.
Me kete rast, ia bej me dije kujtdo qe ka dore ne vjedhje e blerje votash, se kane me dhane pergjegjesi se kam m’i zbulu secilin.
Nuk nxjerret askush nga vjedhja me kercenime per padi, jo.