Osmani thotë se Kuvendi është plotësisht i konstituuar: Shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sot për media në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Ajo ka thënë se tanimë Kuvendi është plotësisht i konstituuar dhe se shpreson që sa më parë të kemi një Qeveri me mandat të plotë për çka ka thënë se është në dorë…

Lajme

15/10/2025 11:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sot për media në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ajo ka thënë se tanimë Kuvendi është plotësisht i konstituuar dhe se shpreson që sa më parë të kemi një Qeveri me mandat të plotë për çka ka thënë se është në dorë të partive politike ta arrijnë këtë, shkruan lajmi.net.

“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit, ajo çështje është varur kryekëput nga vullneti i partive politike dhe deputetëve të Kuvendit, por më në fund edhe ai proces u përmbyll. Kemi Kuvend plotësisht të konstituuar”.

Osmani tha se pas kësaj menjëherë ka mandatuar Albin Kurtin, si i nominuar nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet e shkurtit si kandidat për kryeministër.

“Nga data që është nominuar ka kohë 15 ditë. Negociatat për koalicione bëhen mes partive politike. Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë që të shtyjë përpara çështjet në interes të vendit”.