Elezi: Ka filluar numërimi në QKN-të në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot – Të dhënat e KQZ-së do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi përmes një konference për media ka njoftuar se po vazhdon procesi i -paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Ai ka njoftuar se sot në ora 16:00 ka përfunduar numërimi në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Han të Elezit është mbyllur të hënën në mbrëmje.…

Lajme

14/10/2025 17:26

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi përmes një konference për media ka njoftuar se po vazhdon procesi i -paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

Ai ka njoftuar se sot në ora 16:00 ka përfunduar numërimi në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Han të Elezit është mbyllur të hënën në mbrëmje.

Elezi ka thënë se sot në ora 16:00 ka filluar puna edhe në tri Qendra Komunale të Numërimit, Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

“Në përgjithësi në QKN zhvillohen tri aktivitete të rëndësishme njëkohësisht:

-Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe

-Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale

-Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se deri në orën 16:00 të ditës së martë janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të Komunave dhe zgjedhjet për subjektet politike, nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale për 334 vendvotime.

Ai ka shtuar se nga 334 vendvotime janë numëruar votat e kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

“Në platformën e KQZ-së për rezultate, kanë filluar të publikohen rezultatet nga QKN-të që përfshijnë rezultatet e verifikuara për kryetarë të komunave, rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Të dhënat e KQZ-së për këtë proces, do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi”, ka shtuar Elezi. /Lajmi.net/