Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan
Në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 milion 601 mijë, ose 10. 1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të…

Lajme
Në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 milion 601 mijë, ose 10. 1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024), njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas një raporti të fundit të kësaj Agjencie çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar ngritje 22.5 për qind në shtator të këtij viti.
Ndërkaq, sa i përket transportit hekurudhor, në muajin gusht të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 7 mijë e 732, ose 54.8 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, telefonia mobile në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 741 080, ose 0,19% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 058, ose 3,42 p më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.