Një muaj paraburgim për të pandehurin që sulmoi zyrtarin policor

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, e sanksionuar me nenin 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Sipas dosjes së…

Lajme

14/10/2025 16:31

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, e sanksionuar me nenin 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 13 tetor 2025, rreth orës 07:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, i pandehuri A.L. dyshohet se, me dashje, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor Gj. H., derisa ky i fundit ishte duke ushtruar detyrën zyrtare në vendin e një aksidenti trafiku. Gjatë incidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe zyrtari tjetër policor I. R..

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke theksuar se qëndrimi i të pandehurit në liri mund të ndikojë në pengimin e procedurës penale apo në përsëritjen e veprës.

I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim deri më 12 nëntor 2025, ndërsa palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.