Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello. Presidentja Osmani tha se me këtë rast e falënderoi për nominimin e tij për Çmimin per ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për…

Lajme

14/10/2025 13:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Presidentja Osmani tha se me këtë rast e falënderoi për nominimin e tij për Çmimin per ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës.

“Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik”, tha Osmani.

Ajo po ashtu deklaroi se ” i konfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”./Lajmi.net/