Arianit Islami emërohet ushtrues detyre i drejtorit të AAC-së

Arianit Islami është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kështu bëri të ditur AAC-ja përmes një postimi në Facebook. Në postim tutje thuhet, se ai ka qenë Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga viti 2005. Postimi i plotë:…

Lajme

14/10/2025 11:55

Arianit Islami është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kështu bëri të ditur AAC-ja përmes një postimi në Facebook.

Në postim tutje thuhet, se ai ka qenë Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga viti 2005.

Postimi i plotë:

Arianit Islami është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil. Deri më tani ka qenë Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pozitë të cilën e ka mbajtur që nga viti 2005.

Ai është një profesionist me përvojë të gjerë mbi 20 vjeçare në aviacion, të përcjellë me përgatitje të shquar akademike. Z. Islami është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC) në degën e komunikimit, navigimit dhe vëzhgimit të bazuar në satelit. Në vitin 2023, ka doktoruar në Laboratorin e ENAC dhe Universitetin Paul Sabatier në Tulluz, Francë në lëminë e menaxhimit të trafikut ajror.

Si ekspert i lëmisë, ka qenë i angazhuar si ligjërues i lëndës “Sistemet e Menaxhimet të Sigurisë (SMS)”, fillimisht në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”. Aktualisht është ligjërues në progamin “Advanced Master Safety Management in Aviation” në Universitetin e Aviacionit Civil të Francës (ENAC). Z. Islami, gjithashtu ka ndjekur një varg trajnimesh profesionale ne aviacion.

Është i certifikuar si auditor i sigurisë nga Instituti i EUROCONTROL-it për Shërbime të Navigacionit Ajror (IANS). Nga viti 2009 është pjesë e ekipit auditues për certifikimin e ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror dhe verifikimin e implementimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë. Në këtë cilësi ka qenë i ftuar të marrë pjesë në auditime edhe në vendet në rajon, përkatësisht në Shqipëri dhe Maqedoni, në kuadër të marrëveshjeve rajonale, si dhe ndërkombëtarisht në Francë dhe Polinezinë Franceze, në kuadër të projektit të binjakëzimit.