Tre persona arrestohen në Gjakovë për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë

Tre persona janë arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, kur të dyshuarit, të gjithë shtetas kosovarë, kanë reaguar me agresivitet ndaj ndërhyrjes së policisë, duke u përfshirë në sjellje kërcënuese…

Lajme

14/10/2025 09:37

Tre persona janë arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, kur të dyshuarit, të gjithë shtetas kosovarë, kanë reaguar me agresivitet ndaj ndërhyrjes së policisë, duke u përfshirë në sjellje kërcënuese dhe fizike ndaj zyrtarëve të rendit, raporton lajmi.net

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj personit të tretë procedurat ligjore janë në vazhdim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjakovë / 13.10.2025 – 08:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi ata kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor deri sa ishin ne kryerje te detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/