Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe kërcënoi ata, përfundon në pranga një person në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë. Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar nga njësiti policor rreth orës 11:54, por ka refuzuar t’i bindet kërkesave për identifikim, raporton lajmi.net Si pasojë e veprimeve të tij, është arrestuar në vendin e ngjarjes.…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë.
Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, shtetas kosovar, është ndaluar nga njësiti policor rreth orës 11:54, por ka refuzuar t’i bindet kërkesave për identifikim, raporton lajmi.net
Si pasojë e veprimeve të tij, është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Lajmi.net/