Dy raste të vjedhjes së motoçikletave raportohen në Prishtinë – Policia po heton rastin

Dy raste të vjedhjes së motoçikletave janë raportuar ditët e fundit në kryeqytet, ku viktima janë një shtetas kosovar dhe një shtetas i huaj. Rasti i parë është raportuar më 11 tetor 2025, rreth orës 17:04, kur një qytetar kosovar ka njoftuar Policinë se motoçikleta e tij ishte vjedhur. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë…

Lajme

14/10/2025 09:18

Dy raste të vjedhjes së motoçikletave janë raportuar ditët e fundit në kryeqytet, ku viktima janë një shtetas kosovar dhe një shtetas i huaj.

Rasti i parë është raportuar më 11 tetor 2025, rreth orës 17:04, kur një qytetar kosovar ka njoftuar Policinë se motoçikleta e tij ishte vjedhur.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë nga objekti ku ishte parkuar motoçikleta, janë parë pesë persona duke e marrë atë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton lajmi.net

Ndërkohë, më 13 tetor 2025, rreth orës 12:45, një shtetas i huaj ka raportuar se motoçikleta e tij ishte vjedhur nga një lokacion afër rrugës ku e kishte parkuar.

Në të dy rastet, prokurori kompetent është njoftuar dhe hetimet janë në vazhdim./Lajmi.net/