Presidentja pas pranimit të çmimit në Lubjanë: Rruga e paqes në Kosovë u arrit nga burrat e gratë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmai ka mbajtur një fjalim pas pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në Lubjanë. Në këtë fjalim ajo ka shprehur falënderim në emër të popullit të Kosovës, por siç ka thënë, në veçanti në emër të grave dhe vajzave. Osmani tha se ky ky…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmai ka mbajtur një fjalim pas pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në Lubjanë.
Në këtë fjalim ajo ka shprehur falënderim në emër të popullit të Kosovës, por siç ka thënë, në veçanti në emër të grave dhe vajzave.
Osmani tha se ky ky çmim për të do të thotë shumë, derisa u shpreh se rruga e paqes në Kosovë është arritur nga burrat dhe gratë.
“Faleminderit në emër të popullit të Kosovës e veçanërisht, në emër të grave e vajzave tona të jashtëzakonshme”.
“Është një nder i madh t’i drejtohem kësaj asambleje vetëm pak muaj pasi pata këtë nder në Ohajo. Dhe këtë herë pak më afër shtëpisë, në Lubjanën e bukur. Faleminderit zotëri president për mikpritjen”.
“Është mbi të gjitha një nder i thellë ta marrë këtë çmim, një çmim që e pranoj me përulësi në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dhe kjo do të thotë shumë”.
“Sepse rruga e paqes në Kosovë u arrit nga burrat dhe gratë poashtu. Ato u përballen me paqe dhe barazi, kur pak në botë e dinin se ne ekzistonim. Kështu që këtë çmim jau dedikoj atyre”, u shpreh tutje Osmani.