Edhe tri kuti për t’u numëruar- Rama dhe Çeku ritakohen në balotazh më 9 nëntor
Vetëm edhe tri kuti me vota kanë mbetur për t’u numëruar në Komunën e Prishtinës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë edhe tri kuti që e bëjnë vendimtare rezultatin e nxjerrë nga zgjedhjet e djeshëm në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e KQZ-së, deri më tani vendin e parë e zë Përparim Rama…

Lajme
Vetëm edhe tri kuti me vota kanë mbetur për t’u numëruar në Komunën e Prishtinës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë edhe tri kuti që e bëjnë vendimtare rezultatin e nxjerrë nga zgjedhjet e djeshëm në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, deri më tani vendin e parë e zë Përparim Rama nga LDK, me 34 mijë e 752 vota, apo 33.76%.
Menjëherë pas tij radhitet Hajrulla Çeku i VV-së me 33.05% apo 34 mijë e 22 vota.
Uran Ismaili i PDK-së zë vendin e tretë me 28 mijë e 588 vota, ose 27.77% të votave.
Kësisoj sipas këtyre të dhënave, Rama dhe Çeku shkojnë në balotazh./Lajmi.net/