Lladrovci: Fitorja në Drenas ka befasuar shumë amatorë politikë!
Ramiz Lladrovci ka dalë me reagim pas numërimit të 100% të kutive për zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Drenas, ku doli i pari me 52.31% dhe la të dytin Petrit Hajdarin e PDK-së. Në një postim në Facebook, ai tha se kjo fitore ka befasuar siç tha ai “shumë amatorë politikë”. “Qytetarët kampionë u…

Lajme
Ramiz Lladrovci ka dalë me reagim pas numërimit të 100% të kutive për zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Drenas, ku doli i pari me 52.31% dhe la të dytin Petrit Hajdarin e PDK-së.
Në një postim në Facebook, ai tha se kjo fitore ka befasuar siç tha ai “shumë amatorë politikë”.
“Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion!Krenar me juve qytetarë të Drenasit – qytetarë të zemrës së Kosovës!E di se e jetuat e përjetuat këtë fushatë ndoshta më rëndë se unë dhe familja ime, por, edhe ju edhe unë e kemi ditur se jemi në rrugën e drejtë, prandaj fituam.Fitorja në Drenas, e di, ka befasuar shumë amatorë politikë, por, nuk e befasoi qytetarin krenar, dinjtoz e me integritet të Drenasit.Kemi dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk e kemi merituar trajtimin që u përpoqën të na bëjnë”, tha Lladrovci.
“Befasia e këndshme, bashkë me fitoren për Drenasin, është befasia tjetër, kemi marrë më shumë vota “Për Drenasin Kampion” se PDK në Skenderaj.Drenasi është zemra e Kosovës, krenar me të gjithë qytetarët, vazhdojmë me qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.”