Shpend Ahmeti: Humbësit e sotëm janë “exit pollet” – fituesit janë qytetarët!

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dal me një reagim për zgjedhjet që u mbajtën sot. Ahmeti ka kritikuar “exit pollet” për dështimin që e kanë pasur dhe i ka quajtur ata humbësit e ditës, transmeton lajmi.net. Ai i ka quajtur qytetarët fituesit e ditës dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve. Postimi i plotë: Deklaratat…

Lajme

13/10/2025 00:09

Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dal me një reagim për zgjedhjet që u mbajtën sot.

Ahmeti ka kritikuar “exit pollet” për dështimin që e kanë pasur dhe i ka quajtur ata humbësit e ditës, transmeton lajmi.net.

Ai i ka quajtur qytetarët fituesit e ditës dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Deklaratat e atyre me qasje në exit polle flisnin shumë para mbylljes së vendvotimeve për fitore të sigurta duke ndikuar kështu edhe në krijimin e bindjes së përgjithshme për ca komuna. Huqja e madhe e exit polleve është për tu analizuar. Me këtë kanë ndikuar edhe në balotazh. Humbësi i sotëm janë exit pollet.
Fituesi i ditës janë qytetarët dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve. Edhe një test i kaluar me sukses i dobësuar vetëm nga gulshima e disave./lajmi.net/